Finalja e madhe në Kampionatin Evropiani të femrave Spanjë – Angli
F

Finalja e madhe në Kampionatin Evropiani të femrave Spanjë – Angli

Të dielën në mbrëmje, futbolli evropian do të përqendrohet në “St. Jakob-Park” të Baselit, ku Spanja dhe Anglia do të luftojnë për trofeun e Kampionatit Evropian.

Ky përballje sjell një rikthim të rivalitetit mes dy skuadrave, të cilat kanë shënuar momente të paharrueshme në arenën ndërkombëtare.

Spanja, kampione e botës në fuqi, synon të shtojë në koleksion një tjetër trofe të madh evropian. Për mbrojtësen e saj të talentuar, Olga Carmona, kjo është një sfidë për të treguar vlerën në të tashmen, jo në të kaluarën.

Carmona, e cila luan te Paris Saint-Germain, ishte protagoniste në finalen e Botërorit dy vjet më parë, duke shënuar golin vendimtar që i dha Spanjës fitoren 1-0 ndaj Anglisë.

“Futbolli ka të bëjë me të tashmen, ajo që kemi fituar më parë nuk ka shumë rëndësi”, tha Carmona në një intervistë për “Sky Sport” të Austrisë të premten, duke nënvizuar se skuadra e saj do të përqendrohet në sfidën e ardhshme, përcjell AutoPortali.

Në anën tjetër, Anglia kërkon revanshin për humbjen e botërorit dhe synon ta mbrojë titullin e Kampionit Evropian që fitoi në edicionin e kaluar, duke mposhtur Gjermaninë 2:1 në vazhdime në finalen e fundit. Sulmuesja Chloe Kelly u shpreh me optimizëm para ndeshjes: “Kemi shpresë, besojmë dhe kemi kualitetin për të fituar”.

Finalja ka edhe rëndësi historike për Spanjën, e cila për herë të parë në historinë e saj arriti të kalojë Gjermaninë dhe të sigurojë një vend në finalen e një Kampionati Evropian.

Tashmë të dyja ekipet janë gati për ndeshjen e madhe, që do të nisë në orën 18:00 të dielën dhe pritet të ofrojë spektakël dhe emocione të forta për tifozët e futbollit në të gjithë kontinentin.

 

TË FUNDIT