Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesliga
F

Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesliga

Ylli i ri kosovar, Fisnik Asllani, ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në elitën e futbollit gjerman, duke qenë protagonist i madh në fitoren e fundit të Hoffenheim ndaj ish-skuadrës së tij, Union Berlin.

Në ndeshjen e zhvilluar këtë fundjavë, Hoffenheim siguroi tri pikë të rëndësishme me fitoren 2-4 në transfertë, ndërsa Asllani shënoi dy gola, duke qenë lojtari më i dalluar i takimit, transmeton AutoPortali.

Falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme, Asllani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga, ku ka zënë vend në repartin e sulmit krah për krah me superyllin anglez, Harry Kane.

Kjo përfaqësim në formacionin ideal tregon rritjen e vazhdueshme të sulmuesit kosovar në një nga ligat më të forta të Evropës.

Përveç Asllanit, vëmendje ka marrë edhe portieri shqiptar Diant Ramaj, i cili bëri një paraqitje mbresëlënëse me Heidenheim, pavarësisht humbjes 0-2 ndaj Borussia Dortmund.

Performanca e tij i siguroi një vend në 11-shen më të mirë të javës. /AutoPortali

TË FUNDIT