Flick sqaron pse e inkuadroi Ter Stegenin
F

Flick sqaron pse e inkuadroi Ter Stegenin

Shumë ndryshime nga Hansi Flick për ndeshjen në Guadalajara.

Konteksti i përballjes e justifikonte këtë qasje, përballë një kundërshtari nga Primera RFEF, me skuadrën blaugrana që po kalon një moment shumë të mirë, si në rezultate ashtu edhe në lojë.

Megjithatë, trajneri gjerman kishte marrë me vete gjithë “artilerinë” për çdo eventualitet. Dhe, për fat të keq për të, u detyrua ta përdorë një pjesë të konsiderueshme të saj.

Krahasuar me ndeshjen ndaj Osasunës, Flick bëri shumë ndryshime në formacion, duke u dhënë mundësi Jofre Torrents, Marc Bernal, Bardghji dhe Casadó.

Ky i fundit, nga Sant Pere de Vilamajor, u aktivizua si mbrojtës i djathtë në pjesën e parë. Ndërkohë, Lamine Yamal ishte një surprizë në formacionin titullar, duke luajtur si mesfushor ofensiv, ndërsa Roony u zhvendos në krahun e djathtë.

Në pjesën e dytë, me rezultatin që mbeti 0-0 dhe me vështirësi për të thyer mbrojtjen kundërshtare, Flick u detyrua të hedhë në fushë Pedrin, Balde-n dhe Pau Cubarsí-n.

Natyrisht, kjo nuk ishte ajo që trajneri kishte planifikuar, pasi do të kishte preferuar t’u jepte minuta Dro-s dhe Tommy-t në “Pedro Escartín”, por rrethanat nuk e lejuan.

“Nuk është e lehtë të luhen këto ndeshje të Kupës, por çelësi është presioni në gjysmëfushën kundërshtare, mentaliteti dhe qëndrimi”, vlerësoi Flick pas ndeshjes.

“Për mua, Marc është kapiteni. Ishte një mundësi e mirë për të, ka dhënë shumë për klubin. Kemi folur me stafin teknik dhe kemi vendosur që të luante, vetëm për këtë ndeshje.”

“Jam i kënaqur me qëndrimin dhe me fitoren. Këto ndeshje nuk janë kurrë të lehta. Jemi në raundin tjetër dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.” /AutoPortali

TË FUNDIT