Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në shumicën e pikave kufitare të Kosovës qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve po zhvillohet pa vonesa të mëdha.
Te pika kufitare Merdarë, pritja për automjete në dalje arrin deri në 30-40 minuta, ndërsa kolona ka shkuar në rreth 300 metra. Po ashtu, te Dheu i Bardhë në dalje automjetet presin rreth 20 minuta, me kolonë rreth 100 metra, raporton AutoPortali.
Në pikën kufitare të Hanit të Elezit është raportuar pritje prej 5-10 minutash dhe kolonë prej rreth 50 metrash në hyrje. Ndërsa te pika kufitare Jarinje, pritja në hyrje arrin nga 20 deri në 30 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete dhe kamionë janë minimale, duke lëvizur mes 3-5 minutash.