Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se gjendja e qarkullimit në shumicën e pikave kufitare është e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta si për automjete ashtu edhe për kamionë.
Pika më e ngarkuar është ajo e Merdarës, ku koha e daljes së automjeteve arrin nga 60 deri në 80 minuta, ndërsa kolona shkon deri në 700 metra. Po ashtu, në Jarinjë pritja në dalje arrin 20 deri në 25 minuta, me kolonë deri në 200 metra.
Në Han të Elezit koha e hyrjes për automjete është rreth 10-15 minuta, me kolonë prej 50 metrash. Në pikën kufitare të Dheut të Bardhë vonesat janë më të lehta, me pritje prej 10-15 minutash në dalje dhe kolonë deri në 50 metra.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare si Bërnjak, Glloboçicë, Kullë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë minimale, duke mos kaluar më shumë se 5 minuta.
Të dhënat janë përditësuar më 19 gusht në ora 08:09.



 
                                    

