Në pikat kufitare të Kosovës sot në mëngjes po raportohet fluks i qetë për qarkullimin e automjeteve dhe kamionëve. Sipas të dhënave zyrtare, pritjet për hyrje dhe dalje janë mesatarisht 3 deri në 5 minuta në pothuajse të gjitha pikat.
Përjashtim bën pika kufitare e Merdarit, ku pritjet për dalje të automjeteve arrijnë deri në 90-100 minuta, ndërsa kolona shënon rreth 2 kilometra. Në pikën kufitare Jarinjë, pritjet për dalje variojnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa hyrja mbetet me vonesa të vogla.
Gjendja në pikat e tjera kufitare si Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Kulla, Qafa e Morinës dhe Vërmicë është stabile, me pritje minimale dhe pa kolona të theksuara.



 
                                    

