Në pikën kufitare të Kakavijës vijon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë, me rritje të ndjeshme të daljeve nga Shqipëria në fund të muajit gusht.
Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.778 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.953 kanë hyrë në Shqipëri dhe 7.825 kanë dalë drejt Greqisë. Po ashtu, janë evidentuar 3.884 mjete në qarkullim, ku 1.195 kanë hyrë, ndërsa 2.689 kanë dalë nga territori shqiptar.
Sipas Euronews, shumica e bashkatdhetarëve që kaluan pushimet verore në vendlindje kanë nisur tashmë kthimin drejt Greqisë, ndërsa i konsiderueshëm mbetet edhe numri i turistëve që vijojnë të lëvizin në të dyja anët e kufirit.
Aktualisht, pala shqiptare po operon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërkohë që edhe autoritetet greke kanë shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin. Lëvizja e shtuar në Kakavijë pritet të vijojë gjatë gjithë kësaj jave dhe në ditët e para të muajit shtator. /AutoPortali