Fluks pushuesish në Ksamil, Rama publikon video nga plazhi publik
F

Fluks pushuesish në Ksamil, Rama publikon video nga plazhi publik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga plazhi publik në Ksamil, i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj, duke uruar ndjekësit për një ditë të mbarë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, ka shkruar ai në Facebook, duke ndarë pamje që tregojnë fluksin e madh të pushuesve në jug të vendit.

Në kulmin e sezonit veror, Ksamil mbetet një nga destinacionet më të kërkuara bregdetare në Shqipëri, i njohur për ujërat e kristalta dhe ishujt karakteristikë që e bëjnë të dallojë në hartën turistike të Mesdheut.

Plazhi publik në Ksamil ofron ujë të pastër dhe rërë të imët, ndërsa frekuentohet çdo verë nga mijëra turistë vendas dhe të huaj. Infrastruktura e përmirësuar dhe natyra e paprekur e bëjnë një nga pikat më tërheqëse në Rivierën shqiptare. /AutoPortali

TË FUNDIT