Ford: Fundi i “motorëve të fuqishëm”, fokusi kalon te dizajni dhe teknologjia
F

Ford: Fundi i “motorëve të fuqishëm”, fokusi kalon te dizajni dhe teknologjia

Ford beson se koha e motorëve me djegie të brendshme po shkon drejt fundit. Në një konferencë, zëvendëspresidenti John Lawler theksoi se konsumatorët nuk e shohin më motorin si dikur – tani në qendër janë dizajni, siguria dhe teknologjia.

“Sot, njerëzit nuk mendojnë më për kuajt fuqi apo madhësinë e motorit si 30 vite më parë,” tha ai. “Dikur, këto ishin elementë përcaktues për një makinë, por kjo ka ndryshuar.”

Rregulloret për ndotjen po shtyjnë prodhuesit të përdorin motorë më të vegjël, duke e bërë motorin e fuqishëm më pak tërheqës. Në treg mbizotërojnë SUV-të, ndërsa blerësit i kushtojnë më shumë rëndësi elementëve si teknologjia, prakticiteti dhe komoditeti sesa fuqia e motorit.

Megjithatë, inovacione si motorët hibridë sportivë dhe karburantet sintetike mund të zgjatin pak jetën e motorëve me djegie. Në Evropë, nga viti 2035 do të ndalohet shitja e makinave të reja me motor të brendshëm, duke vulosur kështu fundin e një epoke automobilistike.

TË FUNDIT