Forma e tij e dobët, Besiktas dëshiron ta largoj Rashicën
F

Trabzonspori ka ndërmarrë hapa seriozë në drejtim të transferimit të Milot Rashicës, i cili aktualisht po kalon një periudhë të vështirë te Beşiktaşi, ku nuk ka arritur të sigurojë një rol të qëndrueshëm në formacion.

Klubi nga Trabzoni ka paraqitur një ofertë zyrtare për huazimin e sulmuesit të Kosovës, ofertë që përfshin edhe një opsion blerjeje në fund të sezonit, duke treguar interes real për ta bërë lojtarin pjesë afatgjatë të skuadrës.

Sipas raportimeve të “Oxu.Az”, që citojnë burimet e “Haber Global”, drejtuesit e Beşiktaşit nuk kanë marrë ende një vendim final për të ardhmen e Rashicës.

Ata do të vlerësojnë paraqitjet dhe ndikimin e tij gjatë gjithë sezonit përpara se të vendosin nëse do ta lënë të largohet përfundimisht apo do të mbajnë në skuadër.

Kjo tregon se klubi është i kujdesshëm dhe nuk dëshiron të nxitojë në një vendim që mund të ndikojë në balancat e ekipit.

Gjithashtu, merkaton e Beşiktaşit pritet ta ndikojnë zhvillimet e sezonit, ndaj lëvizjet për lojtarë si Rashica do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës.

Edhe pse ai nuk konsiderohet pjesë e planeve aktuale të trajnerit, klubi nuk është i gatshëm ta shesë për një shumë të ulët, duke e vlerësuar ende si një aset të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Trabzonspori po shikon edhe disa opsione të tjera për repartin ofensiv, megjithatë forma dhe kontributi i Ernest Muçit kanë luajtur rol pozitiv në mënyrën se si Trabzoni po i qaset tregut. Interesi për Rashicën mbetet i fortë, por jo i vetmi.

Kujtojmë se Milot Rashica është një lojtar me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian. Përpara aventurës me Beşiktaşin, ai ka luajtur për Galatasarayn në Turqi, si dhe ka ndërtuar një karrierë solide në ligat evropiane me klubet Norwich City, Werder Bremen dhe Vitesse, ku është shquar për shpejtësinë dhe aftësinë krijuese.

Forma e tij e dobët, Besiktas dëshiron ta largoj Rashicën

Trabzonspori ka ndërmarrë hapa seriozë në drejtim të transferimit të Milot Rashicës, i cili aktualisht po kalon një periudhë të vështirë te Beşiktaşi, ku nuk ka arritur të sigurojë një rol të qëndrueshëm në formacion.

Klubi nga Trabzoni ka paraqitur një ofertë zyrtare për huazimin e sulmuesit të Kosovës, ofertë që përfshin edhe një opsion blerjeje në fund të sezonit, duke treguar interes real për ta bërë lojtarin pjesë afatgjatë të skuadrës.

Sipas raportimeve të “Oxu.Az”, që citojnë burimet e “Haber Global”, drejtuesit e Beşiktaşit nuk kanë marrë ende një vendim final për të ardhmen e Rashicës.

Ata do të vlerësojnë paraqitjet dhe ndikimin e tij gjatë gjithë sezonit përpara se të vendosin nëse do ta lënë të largohet përfundimisht apo do të mbajnë në skuadër. Kjo tregon se klubi është i kujdesshëm dhe nuk dëshiron të nxitojë në një vendim që mund të ndikojë në balancat e ekipit.

Gjithashtu, merkaton e Beşiktaşit pritet ta ndikojnë zhvillimet e sezonit, ndaj lëvizjet për lojtarë si Rashica do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës.

Edhe pse ai nuk konsiderohet pjesë e planeve aktuale të trajnerit, klubi nuk është i gatshëm ta shesë për një shumë të ulët, duke e vlerësuar ende si një aset të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, Trabzonspori po shikon edhe disa opsione të tjera për repartin ofensiv, megjithatë forma dhe kontributi i Ernest Muçit kanë luajtur rol pozitiv në mënyrën se si Trabzoni po i qaset tregut. Interesi për Rashicën mbetet i fortë, por jo i vetmi.

Kujtojmë se Milot Rashica është një lojtar me përvojë të konsiderueshme në futbollin evropian.

Përpara aventurës me Beşiktaşin, ai ka luajtur për Galatasarayn në Turqi, si dhe ka ndërtuar një karrierë solide në ligat evropiane me klubet Norwich City, Werder Bremen dhe Vitesse, ku është shquar për shpejtësinë dhe aftësinë krijuese. /AutoPortali

TË FUNDIT