Gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Italisë në Monza, është shpallur një grevë kombëtare nga sindikata SGB, që prek trenat Trenord. Greva do të zhvillohet nga e enjtja 4 shtator ora 21:00 deri të premten 5 shtator ora 18:00.
Ky është një shqetësim serioz për tifozët që planifikojnë të udhëtojnë me tren drejt Monzës për të parë debutimin e Lewis Hamilton me Ferrarin dhe ndoshta herën e fundit të makinave me rregulloren aktuale teknike, përpara ndryshimeve në 2026.
Shërbimet e garantuara:
Të enjten (4 shtator): Do të qarkullojnë vetëm trenat që nisen para orës 21:00 dhe mbërrijnë para orës 22:00.
Të premten (5 shtator): Do të ketë shërbim vetëm në fashën 06:00 – 09:00, ndërsa pas orës 18:00 trafiku rikthehet normalisht.
Organizatorët dhe Trenitalia kishin planifikuar trena shtesë për të shmangur trafikun rrugor, por greva mund të shkaktojë vonesa dhe anulime për shumë udhëtarë.

Monza 2025: Grevë trenash gjatë GP të Italisë!
Trenord hyn në grevë nga 4 shtator ora 21:00 deri më 5 shtator ora 18:00. Të garantuara vetëm fashat 06:00–09:00 dhe pas 18:00.


 
                                    

