Formula 1 në vitin 2026 hyn me këtë ndryshim të madh
F

Formula 1 në vitin 2026 hyn me këtë ndryshim të madh

Nga viti 2026, Formula 1 do të pësojë një revolucion teknik që do të ndikojë ndjeshëm edhe në sistemin e frenimit. Me rritjen e fuqisë elektrike dhe më shumë mundësi për rigjenerimin e energjisë, makinat do të frenojnë ndryshe nga  më parë.

Fuqia e njësisë MGU-K do të trefishohet, ndërsa komponenti MGU-H do të hiqet. Kjo do të kërkojë rikonceptim të plotë të frenave, veçanërisht për shkak të balancës së re 50/50 mes fuqisë termike dhe asaj elektrike.

Rregullorja e re lejon disqe më të mëdha përpara, më të vogla mbrapa, si dhe më shumë fleksibilitet në dizajnin e kalipërave, për herë të parë pas 20 vitesh.

Një sfidë shtesë për ekipet është pesha: pavarësisht rritjes së baterive, pesha minimale e makinës do të ulet nga 800 në 768 kg, duke detyruar inxhinierët të kursejnë gramë kudo, përfshirë edhe në sistemin e frenimit.

Ferrari SF-25, technical details

Ekspertët e Brembo paralajmërojnë se do të ketë qasje të ndryshme mes ekipeve, me disa që guxojnë të përdorin frenat më të vogla të mundshme për të kursyer peshë, por gjithmonë brenda kufijve të sigurisë së vendosur nga FIA.

Pritet që në 2026 frenat të kenë rolin e tyre në performancën strategjike të makinave, duke e bërë sezonin jo vetëm një garë shpejtësie, por edhe një sfidë të sofistikuar teknologjike.

 

TË FUNDIT