Formula 1 vazhdon të pushtojë planetin – këto janë disa nga ndryshimet që priten në të ardhmen e afërt
F

Formula 1 vazhdon të pushtojë planetin – këto janë disa nga ndryshimet që priten në të ardhmen e afërt

Formula 1 vazhdon të fitojë popullaritet në mbarë botën dhe disa ndryshime të rëndësishme janë në horizont.

I pari në kualifikime të nisë si i dhjeti në sprint…

“Besoj se ekzistojnë mundësi për të bërë dy gjëra, për të cilat duhet të flasim, si me pilotët dhe skuadrat, ashtu edhe, sigurisht, me FIA-n. Ka shumë pyetje! A mund të kemi më shumë gara sprint në më shumë pista? A mund të zbatohet renditja e përmbysur në nisje në F1, ashtu siç ndodh në Formulën 2 dhe Formulën 3? Këto janë tema për diskutim. Vullneti për të ecur përpara në këtë drejtim po rritet dukshëm dhe, për këtë arsye, jam i gatshëm t’i paraqes dhe t’i diskutoj jo vetëm idetë për më shumë gara sprint, por edhe për formate të reja kualifikimesh, ide të reja, tha Stefano Domenicali, CEO i Formula 1, në një intervistë për “The Race”.

Domenicali është një drejtor i ri që dëgjon çfarë kërkojnë tifozët.

Ndërkohë që më parë skuadrat e F1, pilotët dhe shumica e tifozëve ishin kundër çdo propozimi për renditje të përmbysur, Domenicali beson se tani rezistenca është zbutur. Tentativat e para u bënë që në vitin 2020, gjatë pandemisë së koronavirusit, por Mercedes vendosi veton. Sot, ka më shumë mbështetje për këtë ide.

Si funksionon renditja e përmbysur në Formula 2?

Kualifikimet e së shtunës përcaktojnë renditjen e nisjes për garën kryesore të së dielës. Megjithatë, kjo nuk vlen për sprintin. Fituesi i kualifikimeve nis sprintin nga vendi i dhjetë, i dyti nga i nënti, e kështu me radhë. Pilotët nga vendi i 11-të e më poshtë nisin sprintin bazuar në rezultatet e kualifikimeve.

Ai që ka frikë nga gabimet, nuk bën asgjë të re!

Mendoj se qasja e duhur është të dëgjojmë tifozët tanë dhe të përpiqemi të krijojmë diçka të re, pa u frikësuar nëse do të gabojmë. Ai që ruhet nga gabimet, nuk sjell risi. Mendoj se gara sprint, pavarësisht formatit që do të ketë, është diçka që na nevojitet dhe do të jetë pjesë e së ardhmes sonë, shtoi italiani.

Edhe pse Domenicali planifikon shtimin e garave sprint, ai beson se numri aktual i garave është i qëlluar.

 

Shumica e tifozëve, rreth 44%, mendojnë se një kalendar ideal duhet të ketë nga 19 deri në 21 gara. Domenicali bie dakord me 25% të tifozëve që mendojnë se 22-24 gara është numri ideal.

“Prandaj besoj se ky është një numër i qëndrueshëm si nga pikëpamja tregtare, ashtu edhe nga të tjerat. Mos harroni një gjë që është, sipas meje, shumë e rëndësishme: Jetojmë në një botë ku përmbajtja është thelbësore për të qenë tërheqëse apo me rëndësi. Ne kemi vetëm 24 gara. Futbolli ka 70 ndeshje. Bejsbolli, 165 ndeshje, çdo ditë në televizion… Pra, të krijosh përmbajtje tërheqëse me vetëm 24 gara është një detyrë shumë e madhe”, përfundoi Stefano Domenicali.

TË FUNDIT