FSHF hap shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni
F

FSHF hap shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht shitjen e biletave për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë, e cila do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, me fillim nga ora 20:45. Kjo sfidë është pjesë e fazës kualifikuese për Kupën e Botës “FIFA World Cup 2026” dhe pritet të jetë vendimtare për shpresat e kuqezinjve në rrugëtimin drejt Botërorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, FSHF ka bërë të ditur se biletat janë tashmë të disponueshme dhe mund të blihen online në platformën zyrtare: ebilieta.al, shkruan AutoPortali.

Tifozët janë ftuar të sigurojnë vendin e tyre sa më parë, pasi interesimi për këtë ndeshje është i lartë.

TË FUNDIT