Kampionati i Kosovës në automobilizëm mbyllet këtë fundjavë, me garat që do të mbahen në parkingun jugor të qendrës tregtare “Prishtina Mall”
Fillimisht, të shtunën, mbahet garë e veçantë, këtë herë me anëtarë të Policisë së Kosovës, në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike.
Shtatë ekipe nga shtatë regjionet e PK-së dhe një ekip nga Drejtoria e Përgjithshme janë pjesëmarrës të kësaj gare, qëllimi i së cilës më tepër se garues është sensibilizimi për lufën kundër kancerit të gjirit.
Ndërsa, të dielën në shteg do të jenë garuesit e klubeve të FASK-ut, në auto sllallom me vetura elektrike dhe karting sllallom.
Me dy garat e së dielës në këto dy disiplina do të qartësohet edhe renditja përfundimtare.
Të shtunën, procedurat administrative të garës nisin në orën 09:00, ndërsa të dielën nga ora 10:00.




