Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për fundjavën në vend.
Sipas parashikimeve, fundjava pritet të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm dhe me diell, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale të shtunën do të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius.
Ndërkaq, të dielën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të sillen ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius.



