Boksieri britanik Tyson Fury pritet t’i japë fund pensionimit dhe të rikthehet në ring gjatë vitit të ardhshëm, me një përballje të mundshme ndaj Anthony Joshuas.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Queensbury Promotions, Frank Warren, i cili theksoi se rikthimi i Furys varet kryesisht nga aspekti financiar.
Sipas tij, ndeshja do të realizohet vetëm nëse i ofrohet shuma e duhur e parave.
“Gjithçka lidhet me vlerën financiare. Është një ndeshje e madhe dhe gjeneron shumë para”, u shpreh Warren për Sky Sports, duke shtuar se Fury dhe ekipi i tij besojnë se ai do ta mposhtte Joshuan.
Fury zhvilloi meçin e fundit ndaj Oleksandr Usyk, nga i cili u mposht në Arabinë Saudite, ndërsa Anthony Joshua vjen pas fitores me nokaut ndaj Jake Paul.



