Genc Nuzës i besohet ndeshja e rëndësishme evropiane
G

Genc Nuzës i besohet ndeshja e rëndësishme evropiane

Gjyqtarët nga Kosova vazhdojnë të marrin besimin e shtëpisë më të madhe evropiane të futbollit UEFA për ndeshje ndërkombëtare.

Edhe këtë mesjavë një gjyqtar nga Kosova do të ndajë drejtësinë në grupet e Ligës së Konferencës.

Në sfidën mes Basaksehir dhe Petocub, Genca Nuza do të jetë gjyqtari kryesor, derisa asistentët e tij janë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Eridon Podvorica është gjyqtar i katërt, ndërsa në VAR do të jenë dyshja Dardan Çaka dhe Visar Kastrati.

TË FUNDIT