Gentian Shaqiri është fitues i garës “Scanderbeg Trophy”, e cila u mbajt në këtë fundjavë në Krujë.
Shaqiri me Tatuus pati kohë 02:11.528 dhe 02:19.506 minuta, koha e përgjithshme 04:31.04 minuta, me shpejtësi mesatare prej 100.946 km/h.
I dyti në plasmanin e përgjithshëm për FIA CEZ u rendit Uros Brkic me Usella PA 21, me kohë të përgjithshme 04:47.082 minuta, ndërsa i treti doli Bardhyl Canolli me Radicall SR8 (04:49.696 minuta).
Canolli i Eurogoma Racing Team, u ngjit në podium edhe si i pari në Kampionatin e Kosovës për makinat njëvendëshe.
Ndërsa, në plasmanin e përgjithshëm për Kampionatin e Kosovës doli Belkim Fazliu.
Anëtari i AK Prizreni D&G, me Renault Megane RS3 në cak arriti për 02:36.727 dhe 02:37.743 minuta.
“Jam i kënaqur me fitoren e sotme. Shtegu në Krujë është atraktiv dhe sfidues, prandaj fitorja të shijon më tepër. Shpresoj të vazhdoj me rezultate të mira edhe në garat e radhës”, ka thënë Fazliu pas fitores.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm doli Kushtrim Bytyqi i AK Ferizajt me Renault Clio derisa podiumi u plotësua me Egzon Ukëhaxhajn e AK Prizreni D&G, po ashtu me Renault Clio.
Në plasmanin ekipor, në tri pozitat e para u renditën: AK Prizreni D&G, AK Ferizaj dhe AK Kosova – Ferizaj.
Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:
https://kstiming.com/



