Gentjan Shaqiri fitoi në Prizren, Bekim Kovaçi i pari për Kampionatin e Kosovës
G

Gentjan Shaqiri fitoi në Prizren, Bekim Kovaçi i pari për Kampionatin e Kosovës

Garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri doli fitues i garës në disiplinën auto sllallom, e mbajtur të dielën në Prizren, e vlefshme për Kampionatin e FIA CEZ dhe Kampionatin e Kosovës.

Deri te fitorja Shaqiri arriti me kohën e përgjithshme 02:37.186 minuta (01:19:353 dhe 01:17.833).

Duhet theksuar që Shaqiri garoi me Tatuus, që hyn në kategorinë e formulave.

Ndërsa, për sa i përket kampionatit vendor, pozita e parë i takoi anëtarit të AK Prizrenit D&G, Bekim Kovaçi, i cili me Honda Civic pati kohë 02.49.828 minuta, me dy penallti (01:24.720 dhe 01:25.108).

Në pozitën e dytë u rendit Belkim Fazliu, po ashtu i AK Prizrenit D&G. Fazliu me Renault Megane RS3 pati kohë 02:48.63 minuta, me katër penallti (01:23.479 dhe 01:25.174).

Në podiumin e fituesve u gjend edhe Dion Muhaxhiri i AK Gjakova 137, i cili me Honda Civic pati kohë 02:56.234 minuta (01:28.459 dhe 01:27.775).

Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/share/p/1BbjMt6Qqs/

 

TË FUNDIT