Gjendet një police e vdekur në shtëpinë e saj
G

Gjendet një police e vdekur në shtëpinë e saj

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan.

Një pjesëtare e policisë është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet e tjera relevante. Për informata të tjera ju informojmë me kohë”, tha Hashani.

Bëhet e ditur se zyrtarja policore në fjalë ishte 46-vjeçare./Klankosova.tv/

TË FUNDIT