Personi i tretë që mbijetoi nga aksidenti i rëndë i ndodhur më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës po vazhdon trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Siç raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe ai ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm të stafit mjekësor, përcjell AutoPortali.
Nga ky aksident, dy persona kanë humbur jetën.
Njëri prej tyre vdiq në ditën e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër humbi jetën mbrëmë në QKUK, ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Aksidenti kishte ndodhur më 2 korrik në mbrëmje, në fshatin Treboviq të Pejës, kur vetura me të cilën po udhëtonin tre persona kishte dalë nga rruga.




