Gjiganti evropian synon transferimin e Kristjan Asllanit
G

Gjiganti evropian synon transferimin e Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani është në “llupën” e PSG-së. Mesfushori shqiptar pëlqehet nga kampionët e Francës, ndërsa  lajmin e ka bërë të ditur “Fichajes”.

Sipas asaj që shkruhet, parisienët po mendojnë të futen seriozisht në garë për futbollistin shqipta në afatin kalimtar të verës. Vendimtare në fund, do të jetë vetë dëshira e Asllanit, i cili me siguri deri atëherë do të ketë edhe propozime të tjera në tavolinë.

Asllani luajti 23 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime. Ai u transferua tek Interi  në vitin 2021 nga skuadra e Empolit.

TË FUNDIT