Në Rrugën “Avdulla Presheva” në Gjilan, një banor ka raportuar se komuna është detyruar ta hapë për herë të tretë asfaltin e një projekti tashmë të finalizuar, për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.
Si pasojë, banorët e lagjes kanë mbetur pa ujë, thotë banori për Klankosova.tv, përcjell AutoPortali.
Ai ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes teksa shihen punëtorët duke intervenuar te gypa e ujit.





