Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi të një katërçikletës, i cili ditë më parë ishte filmuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Gjobitet për vozitje të rrezikshme drejtuesi i katërçikletës. Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arritur identifikimin e një drejtuesi të katërçikletës, i cili ditë më parë kishte bërë vozitje të rrezikshme, në rrugën Agim Ramadani, në Prishtinë. Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor i është shqiptuar gjoba për vozitje të rrezikshme, po ashtu edhe gjoba për mos vendosje të helmetës mbrojtëse. Policia e Kosovës ju bënë thirrje gjithë qytetarëve që t’i zbatojnë rregullat e trafikut rrugorë dhe të kenë kujdes gjatë vozitjes”, njofton PK.
Policia e Kosovës thekson se sjelljet e tilla jo vetëm që shkelin ligjin, por përbëjnë rrezik serioz për jetën e vetë drejtuesve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.