Gjyqi Jordan–NASCAR: Çfarë rrezikohet?
G

Gjyqi Jordan–NASCAR: Çfarë rrezikohet?

Ka nisur në SHBA gjyqi mes legjendës së basketbollit Michael Jordanit dhe NASCAR, pasi ekipet 23XI Racing dhe Front Row Motorsport akuzojnë NASCAR për monopol dhe abuzim me pushtetin.

Gjykatësi tashmë ka pranuar se NASCAR ka monopol, një fitore e parë për Jordanin, ndërsa juria tani duhet të vendosë nëse ky monopol është keqpërdorur.

Çështja nisi kur dy ekipet refuzuan të nënshkruajnë marrëveshjet e reja të licencave, sistem që u garanton ekipeve pjesëmarrje dhe shpërblime, por që sipas tyre i jep NASCAR-it kontroll të tepruar mbi garat dhe të ardhurat.

Nëse fiton Jordani, NASCAR mund të detyrohet të paguajë dëmshpërblim të madh, madje familja France mund të detyrohet të shesë sportin ose pistat.

Nëse fiton NASCAR, dy ekipet paditëse ka gjasa të përjashtohen nga sezoni 2026 dhe poveljat e tyre t’u jepen ekipeve të tjera.

Rezultati i gjyqit mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen e NASCAR-it.

TË FUNDIT