Futbolli kosovar çdo ditë është në rritje e sipër dhe kjo e dëshmohet edhe kur gjyqtarët kosovar, delegohen për gara prestigjioze si Champions League.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për delegimin e gjyqtarëve kosovar për ndeshjen ZRINJSKI-VIRTUS ndeshje kjo e vlefshme për Champions League, transmeton AutoPortali.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRŠ Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala.
Ndeshja do të zhvillohet më 15 korrik, me fillim në orën 21:00, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndeshje të mëdha evropiane delegohen gjyqtarët Kosovar. /AutoPortali/




