Gjyqtari më i mirë francez ndan drejtësinë Slloveni – Kosovë
G

Gjyqtari më i mirë francez ndan drejtësinë Slloveni – Kosovë

Të shtunën do të zhvillohet përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

UEFA ka bërë të ditur emrat e zyrtarëve që do të drejtojnë këtë takim të rëndësishëm për “Dardanët”.

Gjyqtari i njohur francez Clément Turpin do të jetë në rolin e kryesorit, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages.

Në dhomën e VAR-it do të ndodhet një tjetër francez me përvojë, Jérôme Brisard, i cili do të mbikëqyrë momentet e diskutueshme të ndeshjes.

Takimi Slloveni – Kosovë do të luhet të shtunën, nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një sfidë vendimtare për shpresat e Kosovës në rrugën drejt Botërorit 2026.

TË FUNDIT