Goditje për tregun evropian! Honda prezanton SUV-in e ri për vetëm 11.000 euro
G

Goditje për tregun evropian! Honda prezanton SUV-in e ri për vetëm 11.000 euro

Honda Elevate vjen me dizajn modern, motor 1.5 litra me benzinë dhe 121 kuaj fuqi, si dhe pajisje të pasura, me çmim fillestar prej vetëm 11.000 eurosh në Indi dhe 12.200 eurosh në Japoni.

Me gjatësi prej 4.31 metrash, ky SUV synon të konkurrojë në segmentin ku dominojnë modelet e Hyundai, Volkswagen, Renault dhe Toyota.

Në versionet më të pajisura, ofron kamera 360 gradë, sedilje me ventilim dhe rregullim elektrik, ekran multimedial dhe sisteme të avancuara sigurie ADAS.

Nën kapak gjendet një motor atmosferik 1.5 litra me katër cilindra, që prodhon 121 kuaj fuqi dhe 145 Nm çift rrotullues. Ai kombinohet me kambio manuale me gjashtë marshe ose automatike CVT.

Në Indi, çmimi varion nga 11.000 deri në 17.400 euro, ndërsa në Japoni modeli shitet me emrin WR-V, me çmim fillestar prej 12.200 eurosh.

Edhe pse standardet evropiane, taksat dhe doganat do ta rrisnin çmimin, Honda Elevate ngre një pyetje të rëndësishme: pse një SUV i kësaj kategorie duhet të kushtojë mbi 30.000 euro në Evropë?

Për drejtuesit e automjeteve në Ballkan, ky model përfaqëson një alternativë interesante, pasi ofron hapësirë, pajisje dhe motor të thjeshtë me një çmim sa ai i një makine të zakonshme të përdorur.

TË FUNDIT