Golden State merr kreun e rendites në Konferencën e Perëndimit
G

Golden State merr kreun e rendites në Konferencën e Perëndimit

Cleveland rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur  New Orleans me shifrat 128-100 dhe mbrojtur kreun e renditjes në Lindje. 7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Ty Jerome me 29 pikë, që i bëri të pavlefshme 34 pikët e Reeves për mysafirët.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 122-106 Chicagon, ndeshje ku Antetokounmpo realizoi 41 pikë.

Houston, falë 31 pikëve e 12 kërcimeve të Sengun, mundi 130-113 Indianan, duke ngjitur shkallët në renditje.

Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ngjitet ekipi i Golden State, që mundi 120-97 Atlantan. Wiggins me 27 pikë e Curry me 23 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën e Warriors.

Triumfoi edhe Clippers, që mundi 104-93 Orlandon, ndeshje ku shkëlqeu Harden, autor i 24 pikëve.

Nuk zhgënjeu New York, që falë 34 pikëve të Towns mundi 133-122 Phoenix.

Rezultatet:
Cleveland – New Orleans 128-100
Milwaukee – Chicago 122-106
Houston – Indiana 130-113
Memphis – Philadelphia 117-111
Oklahoma – Portland 109-99
Golden State – Atlanta 120-97
Phoenix – New York 122-133
Clippers – Orlando 104-93

TË FUNDIT