Nuk është thjesht një makinë. Një legjendë gjermane që nuk njeh kohë, që kalon breza dhe mbetet po aq e dashur, po aq e fortë.
E thjeshtë në pamje, por e pathyeshme në shpirt. Golf 2 ishte dhe mbetet makina e rrugëve të Ballkanit – nga qyteti në fshat, nga pushimet verore te dimrat me borë. Ajo nuk të lë në baltë. Nuk ka shumë elektronika, por ka zemër. Ka zhurmën që e dallon nga larg, transmeton AutoPortali.
Shumë makina vijnë e ikin – por Golf 2 mbetet gjithmonë në modë. Sepse nuk është çështje viti.
Golf 2 – për ata që e dinë çfarë është një makinë me shpirt./AutoPortal




