Dimri është duke u afruar, andaj edhe përgatitjet duhet të fillojnë, përcjell AutoPortali.
Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë shoferët që t’i vendosin pajisjet dimërore.
“Nga data 15 nëntor deri 15 mars kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore”.

Ndryshe, ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshinë kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore./AutoPortali/



