Granit Xhaka nuk largohet nga Leverkuseni
G

Granit Xhaka nuk largohet nga Leverkuseni

Granit Xhaka po lidhej me një largim të mundshëm nga Bayer Leverkuseni, pas interesimit nga klube si Interi, Milani, Juventusi dhe madje edhe Neom SC nga Arabia Saudite. Së fundmi, mediat përfolën për një marrëveshje në parim me skuadrën e sapongjitur në Premierligë, Sunderland.

Por trajneri Erik ten Hag i ka dhënë fund zërave, duke konfirmuar se kapiteni i Zvicrës mbetet pjesë kyçe e projektit të Leverkusenit, shkruan AutoPortali.

“Agjentët mund të flasin sa të duan. Graniti ka kontratë deri në vitin 2028 dhe është lider i rëndësishëm për ne. Nuk ka më largime, kemi humbur tre lojtarë të mëdhenj dhe nuk mund të lejojmë të tjerë të ikin”, deklaroi Ten Hag për mediat gjermane.

Xhaka, me 99 paraqitje për Leverkusenin, ka kontribuar me 6 gola dhe 9 asistime, duke ndihmuar klubin të fitojë tripletën historike: Bundesligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

 

TË FUNDIT