Gruaja që e akuzoi Hornerin për ngacmim seksual kthehet në Formula 1
G

Gruaja që e akuzoi Hornerin për ngacmim seksual kthehet në Formula 1

Gruaja që kishte paraqitur akuza për ngacmim seksual kundër ish-shefit të Red Bull-it, Christian Horner, është rikthyer në punë në Formula 1.

Ajo ishte pezulluar nga Red Bull në mars të vitit 2024 dhe që atëherë nuk kishte punuar. As ajo dhe as punëdhënësi i saj nuk kanë dashur ta komentojnë rikthimin.

Horner u shkarkua nga pozita në korrik të këtij viti, pas më shumë se dy dekadash në krye të ekipit. Kompania nuk dha një arsye zyrtare për largimin e tij.

Gruaja, në dhjetor të vitit 2023, kishte paraqitur një ankesë pranë Red Bull-it, në të cilën e akuzonte Hornerin për ngacmim seksual dhe për “sjellje të detyruar dhe kontrolluese”.

Megjithëse një hetim i brendshëm nga Red Bull e kishte hedhur poshtë ankesën në shkurt të vitit 2024, vetëm një ditë më vonë në publik dolën mesazhe përmes aplikacionit “WhatsApp”, për të cilat pretendohej se përfshinin Hornerin.

Ai refuzoi të konfirmonte vërtetësinë e tyre, duke i quajtur “mesazhe anonime, spekulative nga një burim i panjohur”.

Pas ankesës së paraqitur nga gruaja, u nis edhe një hetim i dytë i brendshëm, i cili arriti në të njëjtin përfundim si i pari.

TË FUNDIT