Hamilton e thotë publikisht që do të largohet nga Ferrari
H

Hamilton e thotë publikisht që do të largohet nga Ferrari

Lewis Hamilton ka thënë publikisht atë që shumica e adhuruesve të Formulës 1 e kishin në mendje, ai do të largohet nga Ferrari sapo t’i skadojë kontrata me ekipin italian.

Kur kampioni i shtatëfishtë i Formulës 1 mbërriti në Ferrari, askush nuk e vuri në dyshim këtë lëvizje, por as nuk kishte ndonjë konfirmim se bëhej fjalë për një kontratë shumëvjeçare.

Supozimi i natyrshëm ishte se Hamilton kishte nënshkruar një kontratë fillestare dyvjeçare, e cila logjikisht do të përfshinte edhe vitin e parë të rregullave të reja në vitin 2026.

Hamilton po e ka shumë të vështirë këtë sezon dhe për herë të parë në karrierën e tij nuk ka asnjë podium!

“Kam një kontratë. Në kushte normale, bisedimet për një kontratë të re i nis të paktën një vit më herët. Unë jam shumë larg kësaj tani”, tha Lewis.

Kur u pyet nëse vitin e ardhshëm do të negociojë me Ferrarin, ai u përgjigj shkurt: “Jo”.

Ndërkohë, i riu Oliver Bearman, piloti i akademisë së Ferrarit, ka treguar talent mbresëlënës dhe pritet të marrë një shans në Ferrari sapo të paraqitet mundësia.

“Ai është një pilot i shkëlqyer dhe jam shumë i lumtur për të. Shikoni sa shumë ka avancuar që nga gara e parë. Është një djalë fantastik”, e lavdëroi Hamilton.

TË FUNDIT