Hamilton flet pas podiumit të parë me Ferrarin
H

Hamilton flet pas podiumit të parë me Ferrarin

Kina ka vazhduar të jetë një pistë e veçantë për pilotin britanik Lewis Hamilton. Një vit më parë, shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 fitoi garën sprint në pistën e Shanghai, ndërsa këtë vit ai u rendit i tretë me Ferrari.

Kjo ishte hera e parë për Hamilton që ngjitej në podium me makinën italiane, pas një sezoni të parë disi zhgënjyes. Anglezi fitoi duelin me shokun e skuadrës Charles Leclerc dhe kompletoi atë që Toto Wolff e quajti me shaka një hat-trick të Mercedes, pas Andrea Kimi Antonelli dhe George Russell.

Në konferencën për shtyp, Hamilton theksoi se iu desh të priste shumë më gjatë sesa kishte menduar për të festuar podiumin e tij të parë si pilot i Ferrarit: “E nisa këtë udhëtim dhe këtë ëndërr për t’u bashkuar me Ferrarin dhe për të qëndruar në shkallën e parë me ta, dhe ky podium zgjati më shumë sesa kisha shpresuar“.

Lewis Hamilton takes maiden Ferrari F1 win in Chinese GP Sprint -  Motorsport Week

“Pas një kampionati të vështirë si ai i vitit të kaluar, është një burim i vërtetë krenarie të jem këtu duke përfaqësuar këtë markë pasi zhvillova SF-26 së bashku me të gjithë djemtë që punojnë në Maranello. Makina është vërtet e fortë dhe kjo është një ditë e veçantë për mua”, tha Hamilton.

TË FUNDIT