Piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton, deklaroi se “nuk e ka humbur atë që ka pasur” dhe shtoi se ekipi i tij do të japë maksimumin në Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1.
Hamilton aktualisht renditet i katërti në kampionat me 33 pikë. Ai përfundoi i katërti në Australi dhe i treti në Kinë.
Britaniku tha se ka vendosur të injorojë kritikët: “Nuk lejoj që fjalët e të tjerëve të ndikojnë tek unë apo tek ajo që mund të bëj. Nuk e kam humbur atë që kam pasur”.
Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme është të ketë një makinë konkurruese: “Po përmirësohemi hap pas hapi, por Mercedes është ende përpara dhe duhet të zvogëlojmë diferencën”.
Hamilton theksoi se nuk e ka humbur kurrë vetëbesimin dhe se ka punuar shumë përpara garës në Japoni, duke shtuar se është përgatitur më fort se rivalët e tij.
Gara për Çmimin e Madh të Japonisë zhvillohet të dielën, më 29 mars.



