Hamilton i shqetëson tifozët e Ferrarit ende pa nisur sezoni (VIDEO)
H

Hamilton i shqetëson tifozët e Ferrarit ende pa nisur sezoni (VIDEO)

Lewis Hamilton u ndal pas vetëm disa xhirove gjatë testimit të Ferrarit të ri SF-26 në Fiorano, duke shkaktuar shqetësim te tifozët, edhe pse sezoni 2026 i Formula 1 ende nuk ka nisur. Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregoi makinën e ndalur në pistë, por Sky Sports Italia sqaroi se ndalimi ishte i planifikuar, pasi Hamilton kishte përfunduar kuotën e lejuar të kilometrave.

Ferrari thekson se bëhej fjalë vetëm për një provë teknike, ndërsa testet zyrtare para-sezonale do të zhvillohen në Barcelonë dhe Bahrein. Sezoni i F1 2026 nis më 6–8 mars me Çmimin e Madh të Australisë.

TË FUNDIT