Hamilton me krahasim interesant të Ferrarit me Romën
H

Hamilton me krahasim interesant të Ferrarit me Romën

Lewis Hamilton është ende duke kërkuar podiumin e tij të parë si pilot i Ferrarit në vitin 2025. Pas fitores në Kinë dhe vendit të tretë në Miami (të dyja gara sprint), ai u afrua përsëri me një vend të katërt në Teksas, për herë të katërt këtë sezon.

Shatë herë kampioni i botës është i kënaqur me përparimin e ekipit pas pushimeve verore. “Ndjej se po shkojmë në drejtimin e duhur. Mos harroni, Roma nuk u ndërtua në një ditë”, tha ai. Hamilton shtoi se, si viti i tij i parë në Ferrari, ai ka pasur për qëllim të respektojë metodologjinë e ekipit dhe të identifikojë pikat e forta dhe të dobëta për t’i përmirësuar.

Ai theksoi se puna e bërë pas skenave po jep rezultate dhe shpreson që ndikimi i tij të vihet re në makinën e vitit 2026. “Po bëjmë përparim dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me ekipin”, tha ai, duke theksuar se bashkëpunimi dhe komunikimi janë të rëndësishëm, veçanërisht kur anglishtja nuk është gjuha kryesore.

Hamilton përfundoi: “Nuk mund të presim që gjithçka të ndryshojë menjëherë. Duhet kohë dhe prova për të arritur ndryshime të qëndrueshme”.

TË FUNDIT