Hamilton po jeton makthin
H

Hamilton po jeton makthin

Lewis Hamilton e përshkroi sezonin e tij të parë me Ferrarin si “një makth”, pasi u tërhoq nga gara në Brazil. Shtatë herë kampioni i botës u përplas në fillim të garës dhe nuk arriti të gjente ritmin, duke u dorëzuar në xhiron e 39-të.

“Ky është një makth që po e jetoj prej kohësh. Nga ëndrra për të garuar për Ferrarin në zhgënjimin e rezultateve që kemi, ka qenë shumë e vështirë”, tha ai për Sky Sports.

Hamilton shtoi se, pavarësisht vështirësive, ende beson te ekipi.

“Duhet të besoj se këto sfida do të sjellin diçka të jashtëzakonshme. Ende besoj te Ferrari dhe në atë që mund të arrijmë bashkë”.

Aktualisht ai renditet i gjashti në kampionat, ndërsa Ferrari është në vendin e katërt. Gara e radhës zhvillohet më 23 nëntor në Las Vegas.

TË FUNDIT