Lewis Hamilton tha pas kualifikimeve për sprintin në në garën e Kinës se Ferrari ka një makinë shumë të mirë në kthesa dhe ai bashkë me Charles Leclerc mund të luftojnë me pilotët e Mercedes-AMG Petronas në ato pjesë të pistës.
Megjithatë, ai theksoi se Ferrari humbet shumë kohë në vijat e drejta për shkak të fuqisë më të vogël të motorit krahasuar me Mercedesin. Për këtë arsye, Hamilton u bëri thirrje inxhinierëve në Maranello që të punojnë për përmirësimin e motorit sa më shpejt.
Ai shtoi gjithashtu se krahu i ri i pasëm u testua në stërvitje, por u hoq sepse ndoshta u përdor pak më herët sesa ishte planifikuar.



