Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar publikisht një rast abuzimi me hapësirë publike pranë shkollës “At Zef Pllumi” në Tiranë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Braçe tregon një burrë që merr para nga qytetarët për parkim, ndonëse vendi është pronë publike, shkruan AutoPortali.
“Njerezit me te padurueshem ne kete qytet jane hileberesit! Bene sikur u binden, por ja qe kane hequr barrierat e cdo darke parkojne makina-bejne leke prej tyre. Nderkohe akoma ju marrin leke njerezve qe parkojne ne ane te rrugeve-sic ketu, SHIHENI!” shprehet Braçe, duke i bërë thirrje institucioneve që t’i japin fund njëherë e mirë këtij abuzimi.
Ai paralajmëron se do të vazhdojë ta ekspozojë këtë situatë çdo ditë nëse nuk merren masa, duke theksuar se mosveprimi dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet. /AutoPortali



