Dy fitore në dy ndeshje në miqësoret e qershorit për Kombëtaren e Kosovës. Sonte në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dardanët fituan ndaj Ishujve Komore me rezultat 4:2, shkruan AutoPortali.
Në këtë duel shkëlqeu sulmuesi Albion Rrahmani, i cili shënoi tre golat. Kurse, golin e fundit e shënoi sulmuesi tjetër Fisnik Asllani.
Ditë më parë, Kosova e mundi 5:2 Kombëtaren e Armenisë.
Ndeshjet e radhës për Kosovën do të jenë në muajin shtator.


                                    

