Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani
H

Hidhet shorti i Play-Off-it për Kupën e Botës: Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani

Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar kundërshtarët e saj në Play-Off për Kupën e Botës 2026.

Dardanët do të marrin pjesë për herë të parë në këtë fazë, pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan të dytët në Grup me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kosova do të përballet me Sllovakinë në transfertë.

Nëse arrin të fitojë, në finale Dardanët do të luajnë kundër fituesit të duelit Turqi–Rumani.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales do të zhvillohet më 26 mars, ndërsa finalja për një vend në Botëror është caktuar për 31 mars 2026 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

TË FUNDIT