Ish-shefi i MotoGP, Livio Supo, thotë se kalimi i Pedro Acostas nga KTM te Ducati mund të ndikojë te Marc Marquez njësoj siç ndikoi dikur Jorge Lorenzo te Valentino Rossi. Në vitin 2008, Lorenzo u bë shok skuadre me Rossin te Yamaha dhe suksesi i tij e motivoi “Doktorin” të rikthehej në formë kampioni, duke fituar dy tituj të tjerë.
Sipas Supos, një rival i ri dhe i shpejtë si Acosta mund ta motivojë edhe Marquez, duke i rikthyer energjinë dhe dëshirën për garë. Ai nuk beson se Marquez do ta shihte këtë si problem, por si një shtysë pozitive.
Megjithatë, Marquez në vitin 2026 nuk është në formën e mëparshme. Ai po vuan pasojat e dëmtimeve të shumta dhe aktualisht renditet i pesti me 45 pikë, larg liderit Bezzecchi. Nga ana tjetër, Acosta po tregon potencial të madh dhe po konfirmohet si një kampion në ardhje.
)
Gara e radhës në MotoGP zhvillohet më 26 prill në Herez, ku Bezzecchi kryeson me 81 pikë, i ndjekur nga Jorge Martin, ndërsa Acosta është i treti.



