Horner arrin marrëveshjen përfundimtare me Red Bull
H

Horner arrin marrëveshjen përfundimtare me Red Bull

Christian Horner, ish-shefi i Red Bull Racing, është larguar zyrtarisht nga ekipi pas një marrëveshjeje të arritur mes palëve. Largimi vjen pas përplasjeve të brendshme dhe një lufte për pushtet që kulmoi pas Çmimit të Madh të Britanisë në korrik.

Horner, që drejtoi ekipin në të gjithë 8 titujt e pilotëve dhe 6 të konstruktorëve, u largua edhe nga pozicionet drejtuese në kompanitë e lidhura me Red Bull-in, përfshirë Red Bull Powertrains. Marrëveshja për largimin thuhet se vlen mes 70 dhe 100 milionë dollarë, megjithëse detajet mbeten konfidenciale.

Në deklaratën e tij të fundit, Horner u shpreh krenar për arritjet me ekipin dhe falënderoi stafin e tij, ndërsa uroi sukses për të ardhmen. Ai theksoi se pret me interes motorin Red Bull/Ford dhe makinën RB17 në sezonin e ardhshëm.

Red Bull falënderoi Horner për 20 vite pune dhe ndikimin e tij në ngritjen e ekipit si një nga më të suksesshmit në Formula 1. Ndërkohë, e ardhmja e Horner në F1 mbetet e pasigurt, me spekulime rreth interesit nga ekipe të tjera si Alpine apo Ferrari, por pa asgjë konkrete për momentin.

 

 

TË FUNDIT