Sulmuesi brazilian Hulk po vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër.
Edhe pse vetëm disa muaj e ndajnë nga 40-vjetori, ai mbetet një nga lojtarët më vendimtarë dhe më të rrezikshëm në fushë.
Ish-ylli që dikur spikati në futbollin evropian, u rikthye sërish në qendër të vëmendjes me një realizim të jashtëzakonshëm në kampionatin brazilian.
Në përballjen mes Atletico Mineiro dhe Vasco da Gama, Hulk shënoi një nga golat më të bukur të kësaj jave.
Sulmuesi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë, duke dërguar topin në trekëndësh dhe duke lënë të pafuqishëm portierin kundërshtar. Stadiumi shpërtheu në ovacione, ndërsa pamjet e golit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Ky supergol është një tjetër dëshmi se, pavarësisht viteve, fuqia, precizioni dhe klasi i Hulk mbeten në nivelet më të larta.
Performanca e tij po konsiderohet vendimtare për ambiciet e Atletico Mineiro-s në kampionat. /AutoPortali



