Të enjten në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Sipas raportit policor, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë:
“Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë 22.12.2025 – 00:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u lirohet familjarëve”.



