Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se vozitësi i veturës është arratisur.
“Rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi.



