Një ishull i tërë privat është nxjerrë në shitje – dhe mund të jetë i juaji për vetëm 350,000 funte.
Me plazhet e tij me rërë të bardhë dhe ujin e kaltër të pastër, ishulli Iguana ndodhet 12 milje larg bregdetit të Bluefields, Nikaragua.
Ishulli vullkanik prej pesë hektarësh është i rrethuar me palma për ‘privatësi maksimale’ dhe është i listuar me 475,000 dollarë në faqen e internetit Private Island Inc.
Por vendndodhja e tij e largët ka disa përparësi pasi ndodhet në mënyrë të sigurt nën brezin e uraganeve, ku temperaturat rrallë bien nën 25 gradë Celsius.
Pronari aktual e ka nxjerrë në shitje ishullin Iguana me një çmim të reduktuar për shkak të një vdekjeje në familje.

Megjithatë, thuhet se do të merren në konsideratë edhe “oferta të arsyeshme”, transmeton Telegrafi.
Për çmimin e vogël, pronarit të ri të ishullit Iguana do t’i jepen çelësat e shtëpisë kryesore që përmban tre dhoma gjumi, dy banjo, një verandë përreth dhe një zonë ndenjeje dhe ngrënieje “të freskët” të pajisur me një bar.
Edhe pse ishulli Iguana është perfekt për ata që kërkojnë të largohen nga nxitimi i qytetit, televizioni, interneti dhe shërbimi celular janë në dispozicion.
“Një gjenerator rezervë, sistem septik dhe sistem mbledhës uji shtojnë vetëmjaftueshmërinë e ishullit”, thuhet ndër tjera në përshkrim, përcjell AutoPortali.
Ata që janë të apasionuar pas peshkimit mund ta shohin përsëri këtë listë, pasi kjo pjesë e Nikaraguasë njihet për vendet e saj të shumta të peshkimit.



